Presidenti Ilir Meta ka komentuar sonte vendimin e ish ministrit Saimir Tahiri për të lënë mandatin e deputetit.
Në një intervistë për Faxnews, Presidenti u shpreh: “Nuk kam koment për largimin e Tahirit. Drejtësia nuk duhet të ndikohet nga askush”.
I pyetur për dyshimet që thuhet se ka në Gjermani për dhënien e dritës jeshile për celjen e negociatave të Shqipërisë dhe cështja “Tahiri”, Meta tha:
“Janë dy qasje, lidhur me rëndësinë që ka celja e negociatave, vështirësitë për marrjen e një vendimi të tillë, qasja më pozitive që kanë të gjithë aktorët në vend është që celja e negociatave e ndihmon vendin ti adresojë më mirë shqetësimet që kanë dhe partnerët ndërkombërtarë por që janë artikuluar edhe brenda vendit. Celja e negociatave do të thotë më shumë instrumenta, monitorim më i ngushtë nga BE dhe një motivim i të gjithë aktorëve vendas për të arritur standarte më të larta në këtë proces”.
Pjesë nga intervista
Zoti President, më lejoni që ta filloj këtë intervistë me Ju me aktualitetin e ditës. Sot, ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri ka dhënë dorëheqjen nga mandati i tij, duke akuzuar kundërshtarët dhe aleatët. A i theksoi edhe njëherë akuzat në fakt ndaj jush, se keni qenë i pari që keni kërkuar largimin e tij. Largimi përfundimtar, në njëfarë mënyre, të zotit Tahiri nga politika. A e konsideroni një fitore personale?
Presidenti Meta: Kam “zero” koment për këtë pyetje dhe më vjen keq meqenëse ishte pyetja juaj e parë.
Gazetari: Gjithsesi më lejoni që të insistoj në mungesën e komentit tuaj. Ju si aleati kryesor dhe bashkëkryetari i koalicionit i keni kërkuar Kryeministrit në 2015-tën largimin e zotit Tahiri për shkak të informacionit që keni patur për lidhjet e tij me krimin e organizuar. Përse nuk e largoi Kryeministrit atëherë zotin Tahiri?
Presidenti Meta: Nuk dua të përsëri edhe njëherë përgjigjen e mëparshme. ‘Zero’ koment për këtë çështje.
Gazetari: E kuptoj. A besoni se e ka tashmë drejtësia rrugën e hapur për gjykimin e plotë dhe të paanshëm të zotit Tahri?
Presidenti Meta: Mendoj se drejtësia nuk duhet të ndikohet nga askush në rrugën e saj për të ndjekur dhe zbardhur çdo çështje dhe çdo individ, kushdo qoftë.