Home KRYESORE “Vritini të gjithë”, ISIS shënjestron Botërorin!

“Vritini të gjithë”, ISIS shënjestron Botërorin!

Kur duhen edhe pak javë nga fillimi i kampionatit Botëror, “Rusi 2018”, ISIS ka futur në panik të gjithë pjesëmarrësit.

Organizata terroriste islamike ka vënë në shënjestër këtë kompeticion dhe ka nisur nga kërcënimet e njëpasnjëshme.

“Vritini të gjithë”.

Ky është mesazhi i frikshëm që ata japin tani duke shprehur qartë se Botërori do jetë objekt sulmesh nga ana e tyre.

Motivi i kësaj urrejtjeje nga ana e ISIS në lidhje me Rusinë vjen nga fakti që presidenti Putin ka mbështetur regjimin sirian të Bashar al-Assadit.


360grade.al

Share: