Home KRYESORE Xhafaj: Vëllai im do të vuajë burgun për një Agron tjetër 16...

Xhafaj: Vëllai im do të vuajë burgun për një Agron tjetër 16 vjet më parë

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka dal sot një konferencë urgjente për mediat, ku flet për akuzat që i janë bërë ditët e fundit ndaj vëllait të tij.

Unë kam bërë çfarë unë kam pasur në dorë , që ai të kthehej në një qytetar të përgjegjshëm. Nuk i ka kërkuar asnjë vëllait, për ti krijuar favore për asnjë çast. Unë dhe familja ime jemi të goditur shpirtërisht, pasi sot një Agron do të vuajë një dënim për një Agron të 16 viteve më parë. Nëse im vëlla do bënte në Shqipëri njohjen e vendimit penal të marrë në Itali, në ngarkim të tij, sipas ligjit shqiptar s’do ta vuante për shkak të dënimit në mungesë”, -tha Xhafaj.

“Unë nuk e shtyva që ta kryente këtë akt”,- shtoi ai.

Share: