Policia ka shoqëruar sot bashkëpunëtorin X të shfaqur në audio përgjimin e Partisë Demokratike, ku implikonte vëllain e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Sipas Panoramës emri i të arrestuarit është Albert, që në audio është identifikuar si bashkëpunëtori X.
Sot kreu i PD, Lulzim Basha deklaroi nga foltorja e Kuvendit se bashkëpunëtori X është ne terror nga bandat e Xhafajt dhe nga presioni i policisë.
“Policia ka marrë urdhër nga vëllezërit Xhafaj, prej 72 orësh dëshmitari x dhe familja e tij janë në presion të dyfishtë, të bandës Xhafaj dhe terrorin policor, e gjithë policia është vënë pas familjes së dëshmitarit dhe pas vetë atij” – tha Basha nga foltorja e Kuvendit.