Vajza e re që për 5 netë alarmoi një qytet të tërë në Turqi me të qarat e saj në varreza është gjetur.
Sipas “HaberTurk”, e reja që vajtonte dhe fliste tek varri i një gruaje që kishte humbur jetën dekada më parë, është gjetur në shtëpinë e saj afër varrezave pas ndjekjes së gjurmëve të saj në kamerat e sigurisë.
Adoleshentja, identiteti i saktë i të cilës nuk bëhet i ditur, raportohet se vuante nga probleme mendore. Ajo është dërguar në spital për mjekim para se të dërgohej në drejtorinë e policisë, nga ku iu është dorëzuar sërish të afërmve.