Home KRYESORE Zhdukja misterioze e tregtarit të perdeve, flasin familjarët e Fatjon Fejzillarit

Zhdukja misterioze e tregtarit të perdeve, flasin familjarët e Fatjon Fejzillarit

Një tregtar perdesh nga Peqini është zhdukur pa gjurmë që prej datës 29 Prill. Nëna e tij, tha se Fatjon Fejzillari tha se i biri, i cili kishte shkuar në Laç për të shitur perde, ndërsa dyshon se kanë grabitur dhe më pas vrarë.

Sipas saj, i biri, 29 vjec ishte shitës ambulant dhe shteshherë shkonte në rrethe për të shitur perde dhe çarçafë. E moshuara i është drejtuar për ndihmë strukturave shtetërore dhe tashmë që kanë kaluar dhjetë ditë nga zhdukja e të birit ndihet e zhgënjyer që nuk po merr asnjë lajm për fatin e tij.

Dëshmia e nënës dhënë në News 24: “Fatjoni kishte dalë në punë më datë 23 prill, bashkë me shokun e tij Aleksandër Fadili për të shitur perde dhe çarçafë. Shoku i Fatjonit ka treguar se pasi kanë punuar disa ditë me radhë, pasditen e 29 prillit janë ndarë për të vijuar punën veç e veç për t’u bashkuar në mbrëmje. Ndonëse e kishte pritur për disa orë, madje i kishte rënë edhe telefonit, Fatjoni nuk është paraqitur tek vendi i takimit. Të nesërmen ai ka denoncuar në komisariatin e Laçit dhe ka njoftuar familjarët e Fatjonit.

Nga ana tjetër Petrit Fejzillari, babai i djalit të zhdukur ndodhet në gjendje shoku, ndërsa vazhdimisht i bie kokës me grushte. Ndërkohë, daja dhe tezja e Fatjonit hedhin dyshime edhe ndaj shokut të tij, ndaj kërkojnë që policia të zbardhë sa më shpejt te verteten.

Share: