Home KRYESORE Zhvillim i papritur/ Koreja e Veriut paralajmëron SHBA, bisedimet Trump-Kim Jong në...

Zhvillim i papritur/ Koreja e Veriut paralajmëron SHBA, bisedimet Trump-Kim Jong në ‘rrezik’

“Lumturia” për bisedimet në pritje mes Donald Trumpit dhe Kim Jong Unit nuk zgjati shumë. Koreja e Veriut paralajmëroi Shtetet e Bashkuara të dielën, që të mos keqinterpretojë dëshirën për paqe si një shenjë dobësie, duke akuzuar administratën Trump se e ka provokuar me qëllim Penianin me një gjuhë të ashpër dhe një shfaqje të forcës ushtarake.

“Nuk do të ishte e favorshme për të adresuar çështjen, nëse SHBA-ja keqllogarit qëllimin paqësor të DPRK-së (Koreja e Veriut) si një shenjë dobësie dhe vazhdon të bëjë presion dhe kërcënime ushtarake”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Koresë së Veriut për Agjencinë Shtetërore të Lajmeve në Kore. Këto kritika vijnë pak javë para një samiti mes Presidentit Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, si dhe pas takimit historik të muajit të kaluar midis Kim Jong Un-it dhe Presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-in, shkruan Panorama.

Në atë takim, Kim u zotua se do të punojë drejt denuklearizimit të gadishullit dhe të mos përdorë më zonën e testimit të raketave bërthamore. Ai gjithashtu pranoi të lëvizë orën koreanoveriore përpara me 30 minuta për ta sinkronizuar atë me zonën kohore të Koresë së Jugut. Por zëdhënësi i Koresë së Veriut të dielën akuzoi administratën Trump për mashtrimin e publikut, duke pretenduar se Peniani është i motivuar nga frika e forcës ushtarake të SHBA-ve dhe shqetësimeve rreth sanksioneve ekonomike agresive.

“Lëvizja e aseteve ushtarake të SHBA-së në rajon dhe diskutimi i shkeljeve së të drejtave të njeriut gjithashtu e kanë dëmtuar procesin”, tha zëdhënësi. Agjencia e lajmeve “Yonhap” e Koresë së Jugut sugjeroi që mjetet ushtarake përfshijnë tetë avionë luftarakë amerikanë, F-22 të dërguara kohët e fundit për të marrë pjesë në stërvitjen e përbashkët Kore e Jugut-SHBA.

“Ky veprim nuk mund të interpretohet ndryshe nga një përpjekje e rrezikshme për të rrënuar atmosferën e vështirë të dialogut”, tha zëdhënësi. Një shkrirje në marrëdhëniet midis dy vendeve në javët e fundit tërhoqi optimizmin ndërkombëtar se një marrëveshje për të denuklearizuar Gadishullin Korean mund të jetë goditur.

360grade.al

Share: