25 punonjës të administratës publike, përkatësisht të ZRPP dhe ALUIZNI-t janë dërguar për ndjekje penale vetëm gjatë periudhës 16 prill – 30 maj 2018, të akuzuar për veprën penale të korrupsionit.
Gjatë takimeve të zhvilluara në njësitë administrative Orikum dhe Qendër në qarkun e Vlorës në kuadër të turit të llogaridhënies, “Puna për Shqipërinë që duam”, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka ndarë me banorët e këtyre zonave masat e marra dhe rezultatet e arritura në luftën kundër korrupsionit.
“Që nga 16 prilli deri në 30 maj, pra në një periudhë 1 muaj e gjysmë janë dërguar për ndjekje penale 25 zyrtarë të Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe ALUIZNI-t. Pra vetëm në 1 muaj e gjysmë janë marrë masa represive duke përfhirë që nga regjistruesit dhe deri te punonjesit më të thjeshtë”, ka deklaruar ministrja e drejtësisë.
Ministrja e Drejtësisë ju ka kërkuar banorëve që jo vetëm të mos pranojnë të japin rryshfet, port ë denoncojnë çdo rast kur punonjësit e administratës u kërkojnë shpërblim për shërbimet publike që ua garanton shteti pa pagesë.
“Ju lutem mos pranoni të jepni rryshfet dhe ju lutem përsëri, zyrtarisht dhe përsonalisht: Denoncojini rastet e korrupsionit. Nuk toletohet as edhe një”, ka thënë ajo.