Prej ditësh ka nisur puna për mbushjen e gropave dhe arnimin e një aksi mbajt të rëndësishëm siç është autostrada Tiranë – Durrës.
Edhe pse kjo rrugë kërkon një ndërhyrje totale, qeveria po bën disa riparime dhe pikërisht në nisje të sezonit turistik.
Rama i quan këto ndërhyrje sipas standardeve evropiane.
“MIRËMËNGJES
dhe me këto foto nga operacioni kombëtar i mirëmbajtjes (këtu aksi Tiranë-Durrës), që për herë të parë do të garantojë një riparim sipas standardeve europiane të pjesëve të degraduara të rrugëve të vendit, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.
Ndërsa nga ana e opozitës ka pasur akuza se po shkatërrojnë turizmin duke nisur rikonstruksionin e rrugëve pikërisht në kohën kur vijnë turistët.