Home KRYESORE Balla: Qeveria do dëmshpërblejë të gjitha familjet e prekura nga bresheri

Balla: Qeveria do dëmshpërblejë të gjitha familjet e prekura nga bresheri

Nga Taulant Balla

Një stuhi breshëri dhe shiu të rrëmbyer gjatë orëve të pasdites së të enjtes shkaktoi dëme të mëdha në disa fshatra të Njësisë Administrative Bradashesh. Në fshatrat Shtëmajë, Ulëm, Kozan, Letan dhe Balëz pothuajse të gjitha kulturat bujqësore dhe pemtaria u dëmtuan ndërsa banorët kërkojnë ndihmë, edhe pse me keqardhje pranojnë që nuk janë të siguruar.

“Është një fatkeqësi e natyrës, dje pasdite ka qenë një stuhi e paparë, me breshër që ka kap teritoret e fshatrave Shtëmajë, Ulëm, Kozan, Letan, Balëz. Ka qenë epiqendra në këtë zonë. Dëmi ka arrit në 70% të bimës. Kërkojmë ishalla qeveria do të na ndihmojë sa të mundet”

“Me thënë të drejtën nuk kemi siguruar çdo gjë. Dëmi është i madh shumë, nuk është vetëm për mua, është për të gjithë. Pata dy dynym duhan. Të gjitha janë dëmtuar, edhe rrushi, por sigurim nuk patëm bërë më thënë të drejtën”

“Jam dëmtuar mbi 30 kv rrush dhe 3 dynym duhan”, shprehen banorët.

Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla së bashku me Kryetarin e Këshillit të Qarkut Bukurosh Stafa panë nga afër situatën ndërsa qetësuan fermerët se një grup punë do të ngrihet për verifikimin e dëmeve dhe më pas dëmshpërblimin e tyre.

“Bashkë me Kryetarin e Këshillit të Qarkut Bukurosh Stafën u njoftuam për një fatkeqësi natyrore që ka ndodhur dje e që ka shkatërruar tërësisht të gjitha kulturat bujqësore në disa fshatra të Bradasheshit. Këtu jemi në një prej fshatrave që shtrihet buzë autostradës Tiranë-Elbasan.

Nga shërbimi i agronomisë në Bashkinë Elbasan kemi konfirmuar tashmë rreth 70% të kulturës bujqësore të dëmtuar tërësisht, pra pa asnjë shpresë rekuperimi.

Do të ngremë një grup në bashki, në bashkëpunim me Drejtorinë e Bujqësisë për të verifikuar dëmet, familje për familje dhe do t’i kërkojmë më pas qeverisë të marrë masa për dëmshpërblimin një për një të gjitha familjeve’ tha Balla.

Edhe pse ende nuk është krijuar kultura e duhur në këtë drejtim, siguracioni nëbujqësi është një domosdoshmëri përballë fenomeneve natyrore të paparashikueshme dhe të paparandalueshme.

Shqipëria ka marrë mbështetje për sigurimin e bujqësisë nga BERZH dhe të gjithë ata që investojnë duhet të sigurojnë investimin e tyre. Në 20 vitet e fundit me shumë se 690,000 njerëz në Shqipëri janë prekur nga katastrofat natyrore me një mesatare prej 34.000 njerëzish të prekur në vit. Megjithë riskun e lartë të karastrofave natyrore sërish fermerët kanë hezituar të sigurojnë produktet e tyre, për shkak të mungesës së informacionit, por dhe si pasojë e tregut të sigurimeve shumë konservativ përsa i përket sektorit të bujqësisë.

Share: