Home KRYESORE Berisha: Rama dhe Kleopatra fajtore për mos hapjen e negociatave

Berisha: Rama dhe Kleopatra fajtore për mos hapjen e negociatave

Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se Edi Rama kërkon që fajin për refuzimin e hapjes së negociatave nga BE-ja për Shqipërinë, mos t’ia lërë trafikut të drogës, krimit dhe korrupsionit; por zv/ministres për Çështjet Europiane dhe Integrimin, Kleopatra Maliqit.

Përmes një shënimi në Facebook, me nota ironike, Berisha thekson se fajin nuk e kanë as dhe familjet famoze mafioze Rama, Tahiri, Xhafa, madje nuk e ka as ministri i Jashtëm që sipas mediave frekuenton shtëpi publike burrash dhe në parlament gjuan me shishe deputetët e opozitës!

Shënimi i plotë:

Edhe per mos hapjen pa kushte te negociatave “cherchez la femme”, fajin e ka Kleopatra!?!?

Miq, per piktorin deshtak fajin per refuzimin nga shumica e vendeve anetare te Bashkimit Europian per hapjen pa kushte te negociatave me Shqiperine, nuk e ka droga, krimi, korrupsioni, eksporti i azilkerkueseve! Fajin nuk e kane as dhe familjet famoze mafioze Rama, Tahiri, Xhafa, madje nuk e ka as ministri i jashtem qe sipas mediave frekuenton shtepi publike burrash dhe ne parlament gjuan me shishe deputetet e opozites!

Eureka: ‘Cherchez la femme’, fajin e ka Kleopatra, zevendes ministrja per ceshtjet europiane dhe integrimin. Prandaj dhe dje Noriega e beri kurban armiken e brendshme. Bravo Edvin i dhe zgjidhje! sb

Share: