Daja e Xhuljeta Çunit gjatë një interviste për gazetarin Spartak Koka, transmetuar të hënën ekskluzivisht në emisionin ‘Opinion’, ka treguar disa detaje të reja rreth ngjarjes tragjike që ndodhi në zonën e Don Boskos në Tiranë.
Ai tregon se Xhuljetës e kishte telefonuar oficeri i zonës rreth datave 4-5 Maj, i cili i kishte dhënë garanci për jetën e vajzës.
Por, tre ditë më pas dy plumba i morën jetën 19-vjeçares, e cila mëngjesin e së premtes ishte nisur për të dhënë provimin e Maturës.
Mirëpo, daja shprehet se faktet treguan se gocën e vrau dora e krimit, por dy herë e vrau dora krimit të shtetit.
Sipas tij, kjo për arsyen se vajza është paraqitur sipas të gjitha procedurave ligjore në polici.
“Ajo jetonte në kushte të vështira ekonomike, ku i ati nuk ishte aty prezent dhe e ëma ishte në punë, në një moshë 19-vjeçare ajo pranon të bëjë një denoncim në Policinë e Shtetit. Mirëpo, asaj nuk iu mor parasysh kërkesa e saj, duke ndodhur ajo çfarë ndodhi”,- tha ai./Opinion.al
Shiko videon: