Pas daljes së lajmit në media, se Habilajt kishin fituar disa tendera shtetërorë pak kohë më parë, faqja zyrtare e Qendrës Kombëtare të Biznesit ka dalë jashtë funksionimit.
Ka qenë departamenti i Antikorrupsionit në PD, i cili ka bërë të ditur një fakt të tillë. Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme, faqja është jashtë funksionit.
Kujtojmë që Habilajt janë në burg në Itali dhe akuzohen për trafik ndërkombëtar droge.
‘Departamenti Antikorrupsion i PD denoncon mosfunksionimin e faqes zyrtare QKB, pas publikimit të lajmit se Habilajt kanë marrë tendera shtetërorë pak kohë më parë, thuhet në njoftimin e Departamentit të Antikorrupsionit PD.