Home I pakategorizuar Deputetet e PDIU shkojnë te PS, ne vend qe te japë dorëheqjen,...

Deputetet e PDIU shkojnë te PS, ne vend qe te japë dorëheqjen, reagon Shpëtim Idrizi

Largimi i dy deputeteve të PDIU-së Reme Lala dhe Elena Xhina drejt Partisë Socialiste, ka sjellë ME NE FUND edhe reagimin e kësaj force politike.

Kreu i saj Shpëtim Idrizi ka ndarë në rrjetin social Facebook qëndrimin zyrtar të partisë ku shkruan se ky nuk është ndonjë lajm i ri dhe se deputetet janë deklaruar pro PS-së që pas përfundimit të zgjedhjeve.

“Lajmet e vjetra që sot shiten si të reja, për individë që kanë qënë thjesht kandidatë të PDIU-së, sepse janë deklaruar me PS-në qysh në përfundim të zgjedhjeve, nuk sjellin asnjë ndryshim në veprimtarinë tonë politike për zgjidhjen e çeshtjes Çame.

Çështja Çame na bashkon dhe na ndan me këdo … si një kauze jo vetem e jona, po e çdo shqiptari brenda dhe jashtë kufijëve”, -shkruhet në komunikimin zyrtar.

Por a mjafton ky reagim? Harron Shpetim Idrizi qe nuk eshte me shoqate, por parti politike dhe gjeja minimale qe duhet te beje eshte te therrase organet drejtuese te partise, te jape doreheqjen dhe partia te riorganizohet. kryetari i partise eshte pergjegjesi kryesor i disfates se organizimit politik. rasti si ka perfunduar Kauza Came eshte qartazi pergjegjesi e Shpetim Idrizit qe e mori te nderkombetarizuar dhe tani e ka sic nuk ka qene kurre kaq keq!

Komuniteti Cam ka aq njerez dhe energji qe te nise gjithscka nga e para. Kauza Came eshte ne piken e saj me te ulet, por Komuniteti me nje organizim te ri mund tia dale ta ringreje ate.

Ndërsa më herët Reme Lala deklroi: Unë dua të bashkohem me më të mirët, me Olta Xhaçkën dhe Lindita Nikollën. Dua të bashkohem me PS, se nuk jemi më të mirët, por më të mirë nuk kemi parë.

Ajo nuk u ndal me kaq, por tha se në këtë ceremoni është e pranishme edhe Elena Xhina, deputetja çame e Elbasanit, e cila ka vendosur t’i bashkohet Partisë Socialiste.

Share: