Një javë pas krimit të dyfishtë që tronditi Peshkopinë, janë zbardhur detaje të reja në lidhje me 26-vjeçarin Qemal Sela, i cili pak orë pas kthimit nga Anglia, ekzekutoi me breshë-ri kallashnikovi nënën dhe babain.
Bëhet fjalë për bashkëshortët Flamur dhe Zeqimete Sela, përkatësisht 55 dhe 50 vjeç, mbi të cilët i riu zbrazi një karikator me plumba. Autori i ngjarjes së rëndë të ndodhur në lagjen “Llixha” të qytetit të Peshkopisë ka deklaruar në momentin e arrestimit se do të vriste edhe vëllain dhe dajën e tij.
Mësohet se ndërhyrja në kohë e patrullës së policisë, e cila ishte afër hotelit 4-katësh ku u vranë burrë e grua, ka shmangur vrasjen e dy familjarëve të viktimave. Qemal Sela ka debatuar ashpër me të atin sapo ka mbërritur në aeroportin e Rinasit. Sipas bluve, emigranti ka refuzuar të udhëtojë me babain që kishte dalë ta priste në aeroport me një taksi të prenotuar që në Peshkopi.
Kjo për faktin se ai akuzonte prindërit e tij se kishin prishur të gjitha paratë që ai kishte dërguar nga Anglia përgjatë 7 viteve emigracion për të ndërtuar 2 hotele që shërbenin për personat që frekuentojnë llixhat e Peshkopisë./Lapsi.al