Një nënë e re është zhdukur dhe familja e ka denoncuar në polici. Ajo është Sidorela Rama, nga Zhupani i Fierit dhe ka dy fëmijë.
Sipas denoncimit që është bërë në Policinë e Fierit, familjarët e saj kanë treguar se kur Rama doli nga shtëpia i tha gjyshes së saj, se po shkonte të blinte bukë në dyqanin e fshatit.
Por edhe pse ka kaluar një ditë, gruaja nuk është kthyer. Policia ka shpërndarë foton e saj në pikat më të afërta si dhe ka kërkuar ndihmën e Policisë Kufitare.
Kërkimet po bëhen edhe nga familjarët e saj. Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur me gruan e re, e cila sipas familjarëve të saj nuk ka shfaqur probleme./abcnews.al