Donald Trump ka thënë se do të mbështesë përpjekjet e Kongresit për të legalizuar konsumimin e marijuanës.
Sot, ai mbështeti senatorin Cory Gardner, një republikan nga Kolorado për të sjellë një projektligj që bën të ligjshme drogën.
Sipas METRO, Trump foli për gazetarët duke thënë: “Unë mbështes senatorin Gardner. E di saktë se çfarë po bën ai. Po e mendojmë rastin, por ndoshta do ta mbështes atë”.
Ai foli pasi ka pasur tension mes 8 shteteve, përfshirë Kaliforninë dhe Uashington që kanë legalizuar përdorimin e marijuanës tek të rriturit. 20 shtete të tjera e përdorin bimën për barna mjekësore.
o.j/dita