“E vrava se më tradhëtonte”, Bashkeshortin e konsiderojme “prone”! Zbardhet dëshmia e gruas në polici

    Raportohet qe xhelozia mendohet të ketë qenë shkaku i vrasjes së sotme në tregun e Milotit. Në gjendje të rënduar psikologjike 35-vjeçarja Violeta Donaj mësohet të ketë deklaruar në polici se qëlloi me pistoletë ndaj bashkëshortit Kujtim Donaj 42-vjeç për arsye xhelozie.

    “Krimin e kam kryer per motive xhelozie, pasi bashkeshorti me tradhtonte” mësohet të ketë deklaruar Violeta ne polici dhe qartazi duke mos menduar ta divorconte, por ka menduar ta vrase! Pra, nese tradhetohet eshte njesoj sikur ti vjedhin pronen dhe jo sikur nje marredhenie ka perfunduar dhe duhet bere ndarja ligjerisht!

    Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 07:10 të mëngjesit të dieles, në tregun e Milotit. Policia e arrestoi Violetën në tentative për tu larguar, ndërsa në cilësin e proves materiale është sekuestruar arma e krimit.

    Në cilësinë e proves materiale janë sekuestruar pistoleta me të cilen është kryer krimi si dhe 4 gëzhoja të gjetura në vendin e ngjarjes. Mësohet se çifti Donaj nga Rresheni punonin çdo të dielë si tregtarë në tregun e Milotit ku kishin një dyqan rrobash të përdorura.

    Ata jetonin në qytetin e Rëshenit dhe ishin prinder të dy fëmijeve të mitur, raporton Ora News

    Share: