Home KRYESORE Gjykata lë në burg vrasësit e Vasil Dervishajt në Vlorë, shkaqet mister

Gjykata lë në burg vrasësit e Vasil Dervishajt në Vlorë, shkaqet mister

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për njërin prej të arrestuarve si autorë të vrasjes së biznesmenit Vasil Dervishaj.

Ndaj 28 vjeçarit A. Çaushaj rëndon akuza e vrasjes me paramendim në bashkëpunim.

Ndërkohë në arrest me burg janë lënë dhe Amarildo Grembi dhe Nekid Arapi të akuzuar për moskallëzim krimi dhe ndihmë për largim të autorëve nga vendi i ngjarjes.

Autori i tjetër i dyshuar me iniciale E.A mbetet në kërkim.

Seanca e vlerësimit të masës së sigurisë u mbajt paraditen e sotme dhe gjyqtare ishte Elona Mihali.

Vrasja e Vasil Dervishaj ndodhi mbrëmjen e 4 qershorit 2018, në lagjen “Pavarësia”.

Policia në njoftimin e parë pasi informoi për identifkimin e autorëve tha se krimi ishte pasojë e një konflikti për motive banale, por hetimet janë shtrirë edhe në pistën e prishjes së pazareve të drogës apo konkurrencës. 29 vjecari Dervishaj rezulton i dënuar në të shkuarën për trafik droge, ndërsa kishte një biznes kafeje dhe lokal në Vlorë

Policia ka sekuestruar edhe automjetin me të cilën dyshohet se u larguan autorët./Lapsi.al

Share: