Në një njoftim për shtyp policia greke ka bërë publike sot se sipas planit për trajtimin e emigrantëve të parregullt, për muajin maj janë dëbuar edhe 1,323 emigrantë të nacionaliteteve të ndryshme dhe u kthyen për në vendet e tyre e tyre nga kishin ardhur.
Në kurriz të këtyre personave të vendeve të treta, janë vendimet për kthim dhe deportim që janë lëshuar me qëllim ndalimin e hyrjes në Greqi.
Numri më i madh i të kthyerve si gjithmonë është i shqiptarëve, shkruan Focusnews.
738 persona janë shqiptarë, nga Iraku 143, Pakistani 141, Gjeorgjia 45, Algjeri 42, Turqia 38, Afganistani 24 dhe Iranin 20.
Shqiptar të dënuar në 5 muaj:
Janar-628
Shkurt-648
Mars-668
Prill-745
Maj-738
Në total në 5 muajt e parë të vitit 2018, janë kthyer 3.427 shqiptarë./Opinion.al