Historike/ Maqedonia dhe Greqia nënshkruajnë marrëveshjen për Emrin

    Ndërkohë forca të shumta policore ndanë zonën e ceremonisë nga protestuesit kundër nënshkrimit të marrëveshjes.

    Nga përfaqësuesit ndërkombëtar në këtë akt që vlerësohet si një nga më të rëndësishmit që nga pavarësia e Maqedonisë dhe përfundimi i konfliktit të vitit 2001, marrin pjesë ndërmjetësi i OKB-së, Metju, Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogerini si dhe Rozmari Di Karko, përgjegjëse për çështje politike e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guteresh.

    Pas nënshkrimit të marrëveshjes, dy delegacionet do të kalojnë në pjesën e territorit të Maqedonisë në një drekë solemne prej nga do të përcjellin mesazhe për paqe, fqinjësi të mirë dhe siguri në rajoni.

    Marrëveshja që zgjidh kontestin mbi 25 vjeçar, zhbllokon procesin e integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE, por edhe normalizon raportet mes dy vendeve, që shpesh herë janë përcjell edhe me tensione dhe bllokada ekonomike./Opinion.al

    Share: