Home KRYESORE Horoskopi, 11 qershor 2018

Horoskopi, 11 qershor 2018

Dashi

Atmosfera është plot me mundësi konstruktive, sidomos në punë dhe nga ana financiare. Jeta sociale, ndër të tjera do të intensifikohet shumë dhe do t’ju ofrojë shumë frymëzime dhe ide.

Demi

Edhe pse Afërdita kontribuon për të ruajtur optimizmin tuaj, Urani dhe Neptuni ju krijojnë tensione në punë. Vetëkontrolli duhet të jetë në maksimum, pasi mund të ketë momente të komplikuara gjatë ditës.

Binjakët

Mërkuri bëhet më harmonik duke ju bërë mjaft pozitive ditën tuaj. Në punë mund të keni promovime dhe shpërblime për shkak të ideve dhe krijimtarisë tuaj. Jeta me partnerin është shumë intensive.

Gaforrja

Duke gjykuar pozicionin e yjeve, periudha që po kaloni nuk është e lehtë, por pikërisht disa pakënaqësi në punë dhe në jetën private do t’ju bëjnë pak nervozë dhe jo tolerantë

Luani

Me Diellin dhe Mërkurin në shenjë energjitë fizike dhe përqendrimi do të jenë në maksimumin tuaj, duke ju dhënë mundësinë të përparoni nga ana profesionale duke sugjeruar ide dhe projekte të reja.

Virgjëresha

Afërdita është pikërisht pranë jush, kjo do jetë një ditë shumë e ngarkuar me punë, por gjithashtu do të jetë edhe dita në të cilën do të merrni vendime shumë të rëndësishme. Shëndeti i mirë.

Peshorja

Pozicioni aktual i Mërkurit në shenjë duket se do të jetë mjaft i përshtatshëm për të gjithë ju që i përkisni kësaj shenje. Mbarëvajtja në punë ju vlen jo vetëm ekonomikisht, por edhe për imazh.

Akrepi

Situata yjore për ju nuk është nga më të mirat, prandaj ju kërkohet përqendrimi maksimal në punë dhe në fushat e tjera të jetës. Afërdita pozitive është një garanci më shumë për sektorin e erosit.

Shigjetari.

Do të keni një mori problemesh përpara, por për fatin tuaj të mirë është Marsi në një pozicion të përshtatshëm që ju sjell energjitë e nevojshme për të përballuar situata jo fort të mira

Bricjapi

Mjafton që Afërdita të afrohet paksa për të bërë që të paktën në fushën sentimentale të mos keni asnjë problem. Një lajm i papritur që ju vjen, mund të bëjë të ndryshoni taktikën.

Ujori

Në përgjithësi shenja juaj dominohet nga yje që stimulojnë së tepërmi anën sentimentale, prandaj ka shumë të ngjarë që sot të jeni shumë të impenjuar në raportet ndërpersonale.

Peshqit

Sot ju këshillohet të tregoheni të vëmendshëm, dhe çka është më e rëndësishmja për ju, të mos jeni edhe aq konfidenciale më të parin që hasni në rrugë. Dialogu mund të zgjidhë të gjitha problemet me partnerin.

Share: