Home KRYESORE Irani-Europës: Rreziku është afër, shpëtoni marrëveshjen

Irani-Europës: Rreziku është afër, shpëtoni marrëveshjen

Presidenti iranian, Hassan Rohani ka thënë gjatë samitit të Organizatës për Bashkëpunim që po mbahet në Kinë se “përpjekjet e SHBA-së për të imponuar politikat e saj mbi të tjerët janë rritur dhe kjo paraqet kërcënim për të gjithë”.

Rohani tha se shembulli i fundit i politikës imponuese ishte tërheqja e qeverisë amerikane nga marrëveshja bërthamore.

Komentet e presidentit iranian vijnë vetëm një ditë pasi kryeparlamentari iranian, Ali Larijani tha se është koha që Evropa të dëshmojë se mund të shpëtojë marrëveshjen.

Marrëveshja në fjalë është arritur midis Iranit dhe Fuqive Botërore më 2015-n. Kjo marrëveshje i mundëson Iranit lehtësim ndaj sanksioneve, në këmbim të frenimit të programit bërthamor.

s.a/dita

Share: