Një skandal është bërë publik sot në Kuvendin e Kosovës nga deputeti i Nismës, Milaim Zeka, pas një deklarate po aq skandaloze prej tij nga foltorja e Kuvendit. Zeka ka denoncuar kryeprokuroren e EULEX-it, Isabelle Arnal, se kishte marrëdhënie seksuale me një politikan të lartë kosovar dhe se ky i fundit e kishte përdorur për ta “fundosur” Fatmir Limajn. Zeka tha se raporti ishte sekret dhe do ta dorëzonte tek Haradinaj, mirëpo pas kësaj atij nuk iu lejua më të fliste:
“Do t’ju them një informacion, – tha Zeka nga foltorja. – Kam raport me shkrim, do t’ia dorëzoj Kryeministrit. Raport sekret. Kryeprokurorja e EULEX-it, zonja Arnal, përveçse ka bërë marrëdhënie intime me një politikan sepse s’po guxoj me përmend fjalën seks, përpos se ka bërë marrëdhënie intime me një politikan të kalibrit të lartë në një vilë në Brezovicë, ky i ka thënë “Futja Fatmir Limës!”.
Duke bërë lezet në krevat ky e duke i thënë asaj “Futja Fatmir Limës!”. Dhe…” Zeka s’ka mundur të vazhdojë. Kryetari i Parlamentit ka mbyllur mikfrofonin dhe Haradinaj ka reaguar nga pas: Ndërpreja fjalën! Milaim! Ndërpreja fjalën! Të lutem!
360grade.al