Home KRYESORE Kushtet mizerabele ku punonin shqiptarët, arrestohet pronari Auglent Lalollari

Kushtet mizerabele ku punonin shqiptarët, arrestohet pronari Auglent Lalollari

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane në provincën e Raguzës në Sicili, pasi akuzohet për shfrytëzim në punë, kërcënim e zhvatje.

Ai është Auglent Lalollari, 33 vjeç, i cili kishte një fermë bujqësore, ku punonin ilegalisht 6 bashkëkombësit e tij në kushte të vështira higjienike, me pak euro, me orar të zgjatur dhe pa kontrata pune. Gjithashtu ata nuk kishin as vend të posaçëm për të jetuar, por flinin në ambient të hapur ku të kishin mundësi.

Mes punonjësve shqiptarë ishte edhe një grua shtatzënë e detyruar të punonte në një fermë patëllxhanësh në temperaturë që arrinte deri në 40 gradë.

Sipërmarrësi shqiptar gjithashtu akuzohet për vjedhje të energjisë elektrike si dhe të një motori./Opinion.al

Share: