Një letër e babait të gjyqtares Fildese Hafizi e vrarë nga ish-bashkëshorti i saj Fadil Kasemi ka vënë në lëvizje presidentin e Republikës Ilir Meta. Bynjamin Hafizi, babai i të ndjerës ngriti shqetësimin se autori mund të lirohej.
Ai u kërkonte institucioneve më të rëndësishme në vend që të nderhynin që të gjendej brenda afateve se cila gjykatë do ta shqyrtojë çështjen pasi ajo e Krimeve të Rënda dhe gjykata e Tiranës po ia pasojnë njëra-tjetrës dosjen duke çuar afatet në limit.
Ky shqetësim duket se u bë shkak që babai i gjyqtares së ndjerë të ndërrojë jetë në spital. Kohët e fundit, Bynjamin Hafizi i kishte dërguar edhe një tjetër letër Presidentit Ilir Meta duke shprehur shqetësim për pensionin që marrin fëmijët e të ndjerës, në vetëm 4500 lekë.
Këshilltari i Presidentit Meta, Tedi Blushi tha se kreu i shtetit e ka ndjekur me vëmendje shqetësimin që i kanë shprehur familjaret e gjyqtares se ndjerë duke vënë në lëvizje institucionet e tjera. “Panorama” publikoi edhe letrën e Presidencës drejtuar Kryeministrisë ku e vë në dijeni për shqetësimet e babait të së ndjerës, por mësohet se Presidenca nuk ka marrë ende një përgjigje./Lapsi.al
(Më poshtë Letra e Presidentit dërguar familjes Hafizi)