Nga Alessandro Zorgniotti
Shija e biznesit për të forcuar, në mënyrë hyjnore (Divina), marrëdhëniet midis Italisë dhe Shqipërisë. Simbolika i dyfishtë N te ushqimit dhe cilësisë dhe turizmit gastronomik në Tiranë dhe Shqipëri.
Në fillim të korrikut, delegacioni i udhëhequr nga Bankieri Beppe Ghisolfi dhe nënkryetari i Konfindustrisë se Cuneos, Amilcare Merlo për vendosjen e emrit te industrialistëve Ferrero ne Lezhe.
Nikollaq Neranxi, sipërmarrës me një perspektive të madhe në sektorin e agro ushqimit, ku simbolika e dyfishte e germës “N” (Nurie dhe Nikollaq Neranxi) ka përcaktuar shijet dhe tendencat në kuzhinën cilësore në Shqipëri, ka ide të qarta për kushtet dhe modelin e zhvillimit të vendit të Shqiponjave.
“Marrëdhëniet me Italinë, në sektorin e agro-ushqimit janë strategjike, dhe me Belpaese kam një lidhje të fortë emocionale dhe familjare sepse xhaxhai im, Giovanni Neranxi kish punuar ne Banken Italiane te Shqipërise dhe me vone ka qene edhe pilot i Alitalia dhe një pjesë e familjes sime jeton në territorin italian.
Duke vizituar kapanonet e Kompanisë N. Neranxi, aty keni dëshmi te realiteti Italo – Shqiptar tonin dhe qe për te cilat jam krenar. Pra markat më të mëdha italiane të ushqimit dhe pijeve, jo vetëm për zgjedhjet e ushqimit baze, por edhe për një aspekt tjetër themelor që shpesh, është nënvlerësuar dhe që është ai i erëzave. Nëse erëza zgjidhet keq, e gjithë menyja ka gjasa të dëmtohet “.
Është ky një pasion që Nikollaq Neranxi me gruan e tij dhe tre fëmijët – e kanë përkthyer jo vetëm në një profesion të suksesshëm – dyqanet me germën e simbolike se dyfishte “N” janë të prezent në të gjithë Shqipërinë – por edhe në një mision arsimor: Shkolla e gatimeve N. Neranxi ka lindur për të trajnuar kuzhinierët e sotëm dhe të nesërm: kuzhinierët të cilët janë edhe menaxherët e furrës dhe njekohesisht të ndërgjegjshëm për marrëdhëniet njerëzore dhe morale me klientët.
“Shpesh ndodh që mendon se mund të bëhesh kuzhinier duke ndjekur disa programe televizive. E gabuar: Ju bëheni kuzhinier duke njohur shkencërisht produktet e agronomisë dhe te tokave bujqësore, kjo sepse prej aty vjen aftësia për t’i kthyer ato në një menu në shërbim të atyre që shkojnë në një restorant. Kush thotë se nuk është e mundur për të përgatitur një pjatë të caktuar, ose që nuk është në gjendje të mirëpresë një klient, atëherë ai ka zgjedhur një profesion jo të duhur për të! “. Mesazhi ky që Z. Neranxi është i përkushtuar t’i transmetojë djemve dhe studentëve te Institutit Kulinar N. Neranxi.
Jane shumë novacionet e nisura nga selia e kompanisë N.Neranxi midis Tiranës dhe Durrësit: “E fundit ne radhe, autobusi i shijes, një autobus i vërtetë që ka një kuzhinë udhëtimi dhe me te janë kuzhinierët e rinj te Institutit Kulinar N. Neranxi. Jam i kënaqur që kjo ide mund të koordinohet me atë që po bëhet në rajonet e rëndësishme italiane, nga pikëpamja enogastronomike, si Piemonte, ku ka lindur gustibus. Sigurisht qe kjo është një nxitje tjetër për të bashkëpunuar “.
Zoti Neranxi në fillim të korrikut datat 5 dhe 6, do të jetë ndër protagonistët e parë të pritjes që do i behet delegacionit që do të mbërrijë në Tiranë për të inauguruar vendosjen e emrit te nje rruge ne Lezhe, te Michele dhe Pietro Ferrero, industrialistëve te mëdhenj italianë të prodhimit te Nutelles dhe çokollatave Rocher. Një delegacion që udhëhiqet nga Bankieri Beppe Ghisolfi, një pionier i edukimit financiar ne Itali dhe Evrope, dhe nga nënkryetari i Confindustria te Cuneo, Amilcare Merlo, se bashku me pjesëmarrjen e avokatit Alberto Rizzo dhe themeluesit të FruttInnova Marco Buttieri.
“Një nder i madh për mua që në Tiranë të presë një delegacion të tillë prestigjioz nga Piemonte, një rajon strategjik italian për kulturën ushqimore dhe financat dhe, falënderoj Profesor Ghisolfi dhe z. Merlo me të cilin do të përpiqemi të aktivizojmë bashkëpunime të rëndësishme në projektet arsimore dhe industriale “- përfundon Nikollaq Neranxi takimin shume te këndshem me ne.