Ashtu siç kishin paralajmëruar, të rinjtë e FRPD-së dhe ata të LRI po zhvillojnë sot një tjetër protestë para Ministrisë së Brendshme.
Protestuesit u mblodhën në orën 18:00, poshtë zyrës së Xhafaj, ku ky i fundit është vënë nën shënjestrën e akuzave nga opozita, pasi kjo e fundit pretendon se ministri mbron vëllain e tij të dënuar për trafik droge.
Po ashtu dhjetëra të rinj iu bashkuan sot protestës nga Shkodra dhe Lezha.
Ata shfaqën një ekspozitë me titujt e të gjitha mediave prestigjoze ndërkombëtare që kanë raportuar për drogën dhe krimin në Shqipëri gjatë qeverisjes së Ramës. Ndërsa kanë ironizuar me titullin e ekspozitës duke e quajtur: Arritjet e “Rilindjes” në Arenën Ndërkombëtare.
Ekspozita përmban faqet e para të mediave;
Financial Times
Huffington Post
Corriere Della Sera
Independent Journal Review
L’Echo
The Times
Fox News
Berliner Kurier
Le Courrier des Balkans
Libero 24×7
Grasland
Br.de Bayerischer Rundfunk
DutchNews.nl
La Stampa Torino
Ne proteste nuk munguan edhe simbolika te tjera si “leket e droges” apo “qeset me kokaine” ne oborrin e ministrise se pagezuar si ministria e Droges.
360grade.al