Nisin punimet për Rrugën e Arbrit

    Qeveria nisi punimet për Rrugën e Arbrit. Projekti që kap vlerën e 240 milionë eurove parashikon shkurtimin e distancës nga Tirana në Dibër nga 180 km që ishte në projektin e mëparshëm në 69 km.

    Ky investim parashikon ndërtimin e disa tuneleve dhe përfshin në të degëzimin e Maqellarës, Klosit dhe doganës.

    Gjatë fjalës së mbajtur përpara dibranëve, kryeministri Edi Rama akuzoi paraadhësin e tij se në 8 vite qeverisje braktisi dibranët duke tenderuar dhe prere shirita e dukë lënë pas një projekt jashtë çdo standarti e me kosto shumë të lartë.

    Për kreun e qeverisë Rruga e Arbrit është një çështje kombëtare dhe drejtësie historike ndaj popullit dibran të kyçur brenda prej dekadash.

    Kryeministri premtoi se ky aks rrugor do të përfundojë brenda këtij mandati qeverisës dhe bashkë më të edhe 9 akse madhore infrastrukturore në mbarë vendin.

    Tv Klan

    Share: