Home KRYESORE Opozita protesta në Maqedoni kundër ndryshimit të emrit

Opozita protesta në Maqedoni kundër ndryshimit të emrit

Mijëra mbështetës të opozitës maqedonase protesuan të shtunën në mbrëmje para ndërtesës së qeverisë duke kundërshtuar mundësinë e ndryshimit të emrit të Maqedonisë.

Në protestën e organizuar nga VMRO-DPMNE, protestuestit mbanin pankarta ku shkruhej“Maqedonia do të fitojë”.

Kryetari i VMRO-së, Kristijan Mickovski bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare që do të mbaheshin së bashku me ato presidenciale vitin e ardhshëm.

Ai tha se kryeministri Zoran Zaev “po i bën një dëm të papërmirësueshëm vendit, ndërsa VMRO-DPMNE është kundër çdo ndryshimi të kushtetutës që synon ndryshimin e emrit tonë”.

“Historia do të gjykojë se kush ka të drejtë” – u shpreh Mickovski.

Përmes një video-lidhjeje, protestuesve iu drejtua edhe kryeministri hungarez Viktor Orban, duke shprehur mbështetje për VMRO-DPMNE-në dhe simpatizuesit e saj.

Para se të fillonte tubimi, kryeministri Zaev u tha gazetarëve se do t’i dëgjonte me kujdes kërkesat e protestuesve. Ai, ndërkaq pritet të flasë me telefon me kolegun e tij grek Alexis Tsipras për t’u sqaruar në lidhje me marrëveshjen kornizë për çështjen e emrit.

Media në Athinë spekulon se bëhet fjalë për opsionin: “Republika e Maqedonisë Veriore”, si emri i ri i mundshëm për republikën ish-jugosllave, por autoritetet qeveritare në Shkup nuk kanë komentuar në lidhje me këtë.

Zaev është shprehur se kur të dakordësohet me Greqinë për një emër, do të zhvillohet një referendum popullor në shtator ose tetor për ndryshimin e emrit.

Problemi i emrit e ka mbajtur të bllokuar vendin e vogël ballkanik në rrugën e integrimeve euro-atlantike, si në anëtarësimin në NATO, edhe në BE. Të dy palët nuk kanë qenë asnjëherë më afër zgjidhjes së problemit më se dy dekadësh.

Share: