Home KRYESORE Panorama e zhvillimeve te sektorit të energjisë

Panorama e zhvillimeve te sektorit të energjisë

Nga Dr. Lorenc Gordani*

Kryefjala e çdo bisede midis eksperteve apo personave te interesuar dhe përfshire ne sektorin energjetikë është “ngërçi” i zhvillimeve energjetike. Sa këtu referuar, jo vetëm sa lidhur me zhvillimet e projekteve te reja gjeneruese, por po ashtu lidhur me avancimin e reformës se hapjes se tregut, furnizimin apo ne përgjithësi ofrimin e shërbimeve energjetike. Gjithsesi, për te qene me te sakte zhvillime s’kanë ndaluar asnjëherë, por po ecin jo me shpejtësinë dhe potencialin e pritshëm, siç konstatohet edhe nga raporti i fundit i sekretariatit te energjisë, dhe natyrisht nuk janë akoma te tilla për te dhëne impaktin e dëshiruar për konsumatorin dhe ekonominë.

Sa këtu është paradoksale pasi energjia duke ju referuar potencialit qe ajo afron për vendin tone, do te duhet te ishte trajnante edhe e sektorëve te tjerë, dhe jo te diskutohej për arritjen e trageteve minimale. Por ndoshta situatën e përfaqëson shume më mire metafora e ajsbergut. Ku sektori i energjisë duket se ka mbaruar ciklin e pare te zhvillimit qe shërbeu për te bere eksperiencën e nevojshme, dhe tashme po hynë ne një faze te re me te përgjegjshme. Një faze e ndërmjetme ne te cilën projeksionet pozitive te një çlirimi te potencialeve me ritëm te përshpejtuar ne te gjitha drejtimet mbeten tërësisht te hapura dhe te mundshme.

Kështu për te qene me konkrete, për here te pare ne mënyre absolute kemi zhvillimet serioze te projekteve fotovoltaike. Deri me sot projektet e vena ne praktike ishin vetëm aplikime individuale te vogla këtu-atje, dhe vetëm një minipark prej 1 MW ne Korçe. Ndërkaq tashme projektet ne shqyrtim për financim nga bankat janë te paktën 10 fishuar, dhe konsideruar fazën e shpejte te ndërtimit te kësaj teknologjie brenda pak muajsh pritet te hyjnë ne operim rreth 20 MW. Njëkohësish sa këtu po shoqërohet me interes te theksuar, lidhur me paraqitjen e propozimeve konkrete për investimet e prodhimit te energjisë nga era (eolike).

Sa këtu brenda pak muajve do te plotësohet me daljen e rregullave te reja për dhënien për here te pare te kapaciteteve gjeneruese bazuar ne ankande për Pv. Gare ka pasur gjithmonë, te paktën koncesionet hidroenergjetike janë dhëne duke zbatuar rregullat e prokurimeve publike, bazuar mbi një projekt te propozuar individualisht nga kompanitë. Mirëpo se shpejti për kapacitetet nga 10-30 MW, pra shume me te mëdha se edhe te gjitha ato te vene bashke deri me këtu, priten te hapen projekte te përzgjedhura nga ministria e energjisë, dhe jo vetëm për nxjerrjen e fituesit por edhe për mbështetjen qe do marrin, duke zgjidhur qe ne origjine dhe problemin e çmimit te blerjes se energjisë. Energji qe madje do te shitet direkt ne bursën e energjisë, pa kaluar si deri me tani nga operatori i shpërndarjes, duke mundësuar edhe me tej hapjen e tregut.

Për here te pare po ashtu jepet mundësia qe konsumatorët te jene njëkohësisht edhe përgjegjës për prodhimin e tyre. Ky në fakt është edhe trendi më i fundit në Evropë dhe rregullohet në bazë të skemës ‘net metering’, ku në fund të vitit, kjo kategori bene një bilance neto të energjisë. Kështu fatura për këta prodhues do të rezultojë e reduktuar ne mënyre te ndjeshme për pjesën e energjisë që ata do arrijnë te vete prodhojnë. Këto janë edhe arsyet pse kapacitetet e parashikuara u zgjeruan edhe me 120 MW në favor të erës dhe diellit, duke e çuar totalin 190 MW ne planin e Veprimit për Burimet e Rinovueshme te azhurnuar ne periudhën mars 2018.

Lidhur me sektorin hidroenergjetikë gjate vitit te kaluar ka pasur disa gara te mëdha, duke filluar me Pocem, e me tej Kalivaci, Shala, dhe një seri projektesh te rëndësishëm deri ne 15 MW. Projekte te cilat për nga madhësia arrijnë vlerat e 100-dra milion Euro. Siç çdo jave ka miratime për ndërtime e mini HEC-eve deri ne 2 MW me procedurën e lehtësuar te autorizimeve. Por përtej dhënieve te lejeve është avancuar edhe ne praktike, ku vetëm pak muaj me pare hyri ne funksion HEC-i me i madhe private ne vende, Fangu me rreth 75 MW i Ayen Energy, i cili kalon edhe se vetëm për pak HEC-in Banjë te Devoll Hydropower. Vëllime investimesh qe kane bere qe gjate vitit te kaluar kapaciteti i përgjithshëm te kaloj nga rreth 600 ne 698 MW te instaluara, dhe nga sektori private te vij mbi 35.5% e prodhimit me një rritje rreth 7% nga viti 2017.

Me tej nga pikëpamja e diversifikimin dhe mire menaxhimit, si shume pak nga vendet rajonit aktualisht kemi një impiant përpunimi mbetjesh qe po prodhon energji elektrike. Siç kemi plotësimin e hapave rregullatorë për lançimin impianteve te vogla te biogazit. Për me shume, kemi projektin gjigande te TEC-i në Korçë (te austriakeve te IviCom) prej 480 MW me 80 MW energji termike dhe 6 MW për ujë sanitare, prej 350 milion euro, për te prodhuar energji elektrike nga gazi natyrore qe vjen nga TAP-i. Qe ka bere qe për here te pare një investim ne energji te marre statusin si investim strategjike. Apo nga ana tjetër me shume se 15 mil euro po investohet aktualisht ne efiçencën energjetikë ne ndërtesa, dhe se shpejti pritet qe efiçienca të përbej boom-in e se ardhmes se sektorit energjetikë duke kaluar te gjitha investimet ne energji te rinovueshme te marra së bashku deri me këtu.

Natyrisht e vërteta është se mbetet akoma shume për te arritur targetet e investimeve, por e gjitha shpjegohet me mungesën e tregut, qe vitin e fundit pësoi një ndalese. Edhe se së fundmi duket se po ecet përpara me hapa konkrete lidhur me hyrje ne operime te furnizuesve te pavarur te energjisë elektrike, aktivizimin e bursës, integrimin ne tregun rajonal te energjisë, plotësimin e infrastrukturës se vendit me kufirin e fundit tokësore, etj. Pra përmbledhur, duket se potencialet e sektorit te energjisë vetëm sa kemi filluar ta prekim, dhe efektet e plota te se cilit do i njohim vetëm ne momentin e hapjes se tij te plote me ane te derregullimit te pjesës se tregtimit me pakicë duke sjelle investimet bazuar jo me ne varësi te subvencione, qe nuk bëjnë tjetër por sjellin shtrembërim te tregut, por duke ju përgjigjur ne mënyrën me eficiente pikërisht sinjaleve qe vijnë nga tregu ne rritje te kërkese për energji.

Shënim: Mendimet dhe opinionet e këtu me sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi qe situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes © Lorenc Gordani, 2018

*Pedagog, Universiteti Metropolitan Tirana

Share: