“Lumturia te njerëzit e lumtur, është gjëja më e rrallë që e njoh”, kishte shkruar Ernest Heminway – një nga shkrimtarët më të mëdhenj që ka njohur letërsia botërore.
Cili është definicioni i lumturisë? A mendoni se lumturia ka të bëjë me të pasurit një karrierë apo familje të mahnitshme? A mendoni se prezenca e partnerit besnik do jua bëjë jetën më argëtuese dhe më të lumtur?
Epo, këto gjëra nuk janë të mjaftueshme për t’ju bërë të lumtur.
Inteligjent apo budalla, domethënia e lumturisë dallon nga personi në person. Sidoqoftë, personat inteligjentë e shohin jetën ndryshe dhe studime të shumta kanë dëshmuar se ky lloj i personave e kanë më të vështirë ta gjejnë lumturinë në jetë.
Ata synojnë gjëra të mëdha dhe shpeshherë kjo bëhet shkaktari i dëshpërimit të tyre.
Veç kësaj, ekzistojnë edhe arsye tjera se përse njerëzit me inteligjencë të lartë mund të mos jenë të lumtur.
P.sh., personat inteligjentë e kanë më të vështirë ta gjejnë dikë që i kupton dhe mendon me të njëjtën pikëpamje. Kësisoj, ata ndjehen të keqkuptuar dhe të vetmuar, e askënd nuk e bëmn të lumtur kjo gjë./360grade.al