Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte e mbylli në një mënyrë të veçantë një takim me komunitetin filipinas në Korenë e Jugut.
Ai e puthi në buzë një nga vajzat e publikut pasi ajo u emocionua kur ai i dhuroi një libër të quajtur “Altari i sekreteve: Seks, politikë dhe para në Kishën Katolike të Filipineve”. Ai është shkruar nga Aries Rufo, po presidenti filipinas e promovon për të goditur Kishën Katolike.
Në momentin e takimit me dy vajzat, Duterte thotë: “A je beqare? A nuk u ndave prej tij? Mund t’i thuash atij se kjo është një shaka?”
Më pas Duterte e puthi vajzën në buzë, ndërsa salla shpërtheu në brohoritje. Gjithsesi online nuk kanë munguar edhe komentet negative, pasi presidenti filipina konsiderohet si një diktator dhe drejtues që po shtyp vendin e tij me vrasje në masë./LAPSI.al