Është bllokuar mëngjesin e sotëm autostrada Tiranë-Durrës pasi autoriteti rrugor ka nisur punën për riparimin e pjesëve të dëmtuara të asfaltit.
Ndërkohë është lajmëruar një prononcim i ministrit Damian Gjiknuri lidhur me rikonstruksionin e pjesshëm të kësaj rruge.
Gjatë ditës së Hënë dhe të Martë do të bllokohet dhe kryhet ndërhyrja në segmentin e parë nga Qafë Kashari në drejtim të Vorës.
ARRSH dhe Policia Rrugore u kërkojnë drejtuesve të mjeteve sa vijon:
Lëvizja e mjeteve të rënda në drejtim të veriut duhet të bëhet përmes Kamzës nga rreth rrotullimi Casa Italia.
Autoveturat që shkojnë në drejtim të Durrësit do të përdorin daljen tek pika e furnizimit Kastrati dhe mbikalimin për Kashar në drejtim të Vorës.
Drejtuesit e mjeteve që kanë si destinacion jugun, duhet të përdorin drejtimin nga Elbasani si dhe kthimin për Tiranë të përdorin sërish drejtimin nga Elbasani.
Mjetet me kalim nga Rinasi drejt Durrësit duhet të përdorin rrugën dytësore Qafë Kashar-Vorë (300 m përpara mbikalimit të Kasharit) ose në drejtim të aksit Rinas-Vorë në drejtim të doganës.