Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e sotme një takim në qytetin e Durrësit me drejtuesit e policisë, ku i pranishëm ishte edhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Por pranë godinës ku do të zhvillohej aktiviteti janë mbledhur dhjetëra të rinj të FRPD të cilët protestojnë kundër varfërisë.
“Stop terrorit shtetëror, “Poshtë mafia”, “Qeveri e drogës”, janë disa nga banderolat që mbajnë në duar të rinjtë e forumit rinor të Partisë Demokratike.