Home KRYESORE “Rekordi historik” i uljes së papunësisë, Paloka: Qeveri palaçosh, 400 mijë shqiptarë...

“Rekordi historik” i uljes së papunësisë, Paloka: Qeveri palaçosh, 400 mijë shqiptarë u larguan jashtë vendit

Ministri Arben Ahmetaj bëri sot deklaratën që i la të gjitha pa fjalë duke thënë se “papunësia në vend është ulur në nivel historik”. Për këtë ka reaguar menjëherë numri 2 i PD, Edi Paloka. Në një status në facebook ai shprehet i revoltuar:

“Qeveri palaçosh! Kanë detyruar mbi 400 mije shqiptare te largohen nga vendi dhe deklarojne me paturpesi se eshte ulur perqindja e te papuneve.

Ne fakt vendet e punes jane ulur , eshte rritur numri i shqiptareve te mbetur papune qe largohen nga vendi dhe palacot kete e paraqesin si “sukses”, si ulje te numrit te te papuneve ne vend…”

Share: