Sot starton zyrtarisht kampionati Botëror i futbollit “Rusi 2018”. E gjithë vëmendja është spostuar në Rusi për kompeticionin më të rëndësishëm futbollistik të vitit.
Shumë tifozë dhe turistë kanë zbarkuar në destinacion për të ndjekur nga afër emocionet e Botërorit.
Ndërkaq, zyrtarë të inteligjencës së Shteteve të Bashkuara i kanë paralajmëruar tifozët e futbollit që udhëtojnë në Rusi, se telefonat e tyre celularë dhe kompjuterët mund t’iu piraterohen ngaspiunët kibernetikë.
“Kushdo që udhëton në Rusi për të marrë pjesë në Kupën e Botës, duhet të jetë i vetëdijshëm për rreziqet kibernetike. Nëse planifikoni të merrni me vete një telefon celular, laptop ose pajisje të tjera elektronike, kujdes, çdo e dhënë në këto pajisje mund të arrihet nga Qeveria ruse ose kriminelët kibernetikë”, tha William Evanina.
360grade.al