Home KRYESORE “Si më kërcënuan me pistoletë Doshi e Fidel Ylli’, Demalia i përgjigjet...

“Si më kërcënuan me pistoletë Doshi e Fidel Ylli’, Demalia i përgjigjet deputetit të PS

Ne vijim te debatit mes tij dhe deputetit te PS-se, Fidel Ylli, e pas pergjigjes qe ky i fundit i dha mes nje interviste ne “Panorama”,

Ai nxjerr emrat e personave te njohur, qe kane qene deshmitare ne ngjarjen e vitit ’95, kur sipas tij, Tom Doshi e Ylli e kane kercenuar me pistolete.

Ilir Demalia/ 

Përgjigjen e tij rreth intervistës sime te “Panorama” në lidhje me incidentin në “Bar West”, Fidel Ylli e fillon me fjalët: “Ky është një mashtrim i Demalisë”.

1- Besoj që dhe nga vetë ajo që shkruan Fideli, biem dakord që ngjarja ka ndodhur. Nuk e di se sa i sinqertë do të jetë sot Gjergj Jorgo, ish-shefi Rajonit Nr.3 të Tiranës që të tregojë e të thotë të vërtetën e kësaj ngjarjeje. Nuk po zgjatem për arsyet pse ai nuk mund të mos jetë i sinqertë, e di ai, e di edhe unë, e di mirë Fideli si ruhej lokali i tij nga Rajoni Nr.3, jo për ta përgjuar nga SHIK-u, por për ta ruajtur atë!

2-Nuk besoj se do të gënjejë Gjergj Lezhja, i cili është gjallë dhe e di se si më kërkuan të lëshoj denoncim për kërcënim jete ndaj meje, ku përgjigjja ime ishte “JO”, duke i thënë se i zgjidh vetë këto punë. Kjo në sy të Lezhjes dhe ish- zv.ministrit të Brendshëm Agim Shehu.

3. Nuk di a do të jetë i sinqertë të kallëzoj ngjarjen siç ka ndodhur Fatos Baxhaku?

– E di që nuk do ta tregojë ashtu siç ka ndodhur Ben Blushi.

Sot Fidel Ylli mund të blejë postin e deputetit, gjykatat, prokurorët, Policinë dhe administratën, por jo të vërtetën.

4. Për një gjë jam i sigurt, që do të kallëzoj të vërtetën dhe vetëm të vërtetën miku im Hektor Pustina, të cilin e kam provuar në ditë të vështira kur hante shkopat e gomës të shokëve të Fidelit, e kjo do të thotë të përbindëshave të Repartit Special të 326-ës, që kanë sakatuar rininë në revoltat e vitit 1990 në Kavajë, Shkodër dhe Tiranë, me shkopa gome e lopata xheniere duke larë me gjak rrugët e këtyre qyteteve. Pjesëtar i këtyre forcave ka qenë edhe Fidel Ylli për vite me radhë.

Unë as nuk e dija se kush ishte Tom Doshi dhe s’e kisha dëgjuar kurrë këtë emër, po pas incidentit, Hektor Pustina më tha: “Ai që të vuri revolen në kokë jashtë lokalit, është Tom Doshi”. (Mos të guxojë në këtë rast Fideli apo Toma të kërcënojnë Hektor Pustinën).

Marrëdhëniet me Pashkon unë nuk i kam pasur si bodiguard. Me Gavrosh Levonjën, i cili dhe ky figuron i ndjekur nga Sigurimi me 2A në dosjen time, shkonim te bodrumi i Pashkos që në fillim vitet ’80 për biseda me karakter politik kundër regjimit dhe takimet me të ishin më të shpeshta gjatë vitit ‘89-‘90.

Fidel Ylli në përgjigjen e tij te “Panorama” shkruan:

“Unë do t’i sugjeroja Syçit që të mos merret me Fidel Yllin, por t’i japë përgjigje Klevis Balliut, djalit të Fahri Balliut, i cili në një emision para pak ditësh, e ka akuzuar Ilir Demalinë se ka dosjen e familjes së tij. Le t’i japi një përgjigje Klevisit për dosjen që ka ai dhe familja e tij”.

“Panorama” pas disa orësh e heq këtë frazë, sepse Klevis Balliu merr gazetën dhe iu thotë: “Unë (Klevisi) nuk kam në asnjë moment një deklaratë të tillë dhe as nuk di gjë për dosje të Sigurimit për Demalinë apo familjen e tij”.

Por, meqë nuk është ngopur me dosje dhe shpifje ndaj meje, Fideli dhe Fidelët me yll e pa yll, unë e hapa dosjen time, ku e panë të gjithë që rezulton që jam i ndjekur nga Sigurimi i Shtetit me 2A për arrestim, që nga viti 1984 së bashku me tim atë dhe në fund ndiqet me 2A edhe nëna ime.

– Kam 1000 faqe dosje ndjekje dhe përgjime telefonike deri në prill të vitit 1991. Pa folur këtu për dosjen 2A të tim eti që në 1972 dhe për arrestimin e tij në 1975, ndjekjen e tij me 2A me burg për ta ridënuar në burg dhe rifillim ndjekjen me 2A së bashku me mua në tetor 1984. Unë nuk u mora me familjen e Fidelit dhe as nuk e kam bërë kurrë me asnjë, por në qoftë se Fideli do të bëjë një përplasje të tillë, jam gati t’ia fillojmë kur të dojë.

Fideli dhe togat e Fidelit, si dje dhe sot, mundohen t’i mbyllin gojën njerëzve me kërcënime, me para apo me denigrim. Nuk do t’ia arrijnë këtë me mua, e kanë shumë të vështirë sepse unë nuk i fshihem jetës sime duke bërë jetë të dyfishtë dhe paraqitur çka s’jam nga ai që jam, siç bëjnë Fideli dhe Fidelët, por jam gati t’i përballoj me të vetmen armë që kam pasur dhe kam, me të vërtetën që ata i tremben duke u munduar ta blejnë atë me çfarëdolloj çmimi.

Por le t’i lemë mënjanë këto dhe të rreshtojmë faktet. Profesionin e sambistit nuk e latë kurrë. Me sambo i morët pronat, lokalet, politikën dhe gjithçka që iu doli përpara. Informal te kioska në lulishten e Dajtit, informal te restoranti në Akademinë e Arteve, informal te Kullat në Bulevard, informal si deputet në Skrapar, informal çdo çast e çdo ditë në jetë. Le t’i marrim një nga një:

1. Fidel Ylli, ke qenë pjesë e Trupave Speciale të Repartit 326 Sambistët, trupa të cilat dhunuan-sakatuan dhe Dom Simon Jubanin në vitin 1990. Referoju librit “Burgjet e mija” të Dom Simon Jabanit!

2. A ishit Ju, që për vite me radhë zaptuat ambientet e jashtme të Akademisë së Arteve, duke e kthyer oborrin e shkollës në Mejhane dhe ambientet e saj të brendshme në disko e duke i zbukuruar me pikturat e Edi Ramës, ministrit të Kulturës në atë kohë?! A ndodh kund kjo në botën e qytetëruar, përpos se në një shtet tallava dhe mafioz si në Shqipëri, pjesë e së cilës jeni dhe ju?

3. A keni ju dorë dhe pjesë në “2 Kullat” ku jeni i pari që filloni prishjen e arkitekturës urbane të bulevardit, gjë që nuk e bëri as Enver Hoxha, por ruajti kuotat dhe me ndërtimin e Komitetit Qendror dhe arkitekturën?

4.A jeni ju shkatërruesi në vazhdim i Tiranës me kullën që ke ngritur te ish- selia e PD-së, duke pastruar paratë e korrupsionit me pushtetin dhe paranë e krimit?

5. A keni pjesë te stadiumi i ri që po ndërtohet, duke qenë partizan i prishjes së stadiumit “Qemal Stafa”, një tjetër krim i arkitekturës, urbanistikës, prishjes së harmonisë së gjithë atij sheshi dhe trashëgimisë historike si babëzi e krimit në pushtet?


360grade.al

Share: