Home KRYESORE Tirana për kënaqësinë e turistëve të huaj edhe me ciceronë të rinj...

Tirana për kënaqësinë e turistëve të huaj edhe me ciceronë të rinj të veshur me traditën foklorike

Një shërbim i ri i ofrohet tashme turistëve te huaj që gjithnjë e më shumë e me shpesh zgjedhin Tiranën si një vend për pushimet e tyre verore. Ata tashme vijnë nga Italia, Gjermania si dhe nga vende të tjera evropiane dhe gjithashtu nga Azia.

Këta janë ciceronet të rinj, studente te Histori Gjeografisë qe të veshur me kostume tradicionale folklorike gjenden në vendet me strategjike qendrore të kryeqytetit shqiptar – nga sheshi Skënderbeu në Blloku, nga Muzeu historik tek Bashkia dhe Pedonalja për tu demonstruar veshjet e mrekullueshme popullore shqiptare dhe historinë e kryeqytetit te Vendit të Shqiponjave, siç njihet gjerësisht Shqipëria nga turistet e huaj.

Projekti i ideuar nga gazetari Artur Nura dhe realizuar me mbështetjen direkte te Bashkisë Tirane, po implementohet nga Qendra ASET dhe ka filluar aktivitetin me te ri, titulluar: “Tirana e veshur me kostume popullore”, i cili nëpërmjet studenteve te Universitetit te Tiranes,  dega Histori Gjeografi të veshur me kostume popullore të krahinave të ndryshme të Shqipërisë ofrojnë guida falas dhe bejne Ciceronet praktike dhe dinamik për turistët e huaj në qytetin e Tiranës me qëllim kryesor Promovimin e Qendrave Turistike të Tiranës – të historisë dhe vlerave kulturore të trevave Shqiptare.

Idea kreative e projektit synon qe turistet e huaj te mund te gjejnë kështu ne Tirane kartolinën me te bukur te mundshme shqiptare, ku mund te jene edhe ata te fotografuar ne te dhe shoqëruar me djem e vajza simpatike dhe inteligjente qe jo vetëm fotografohen me ta, por edhe shpjegojnë profesionalisht historinë e kryeqytetit Shqiptar.

Kartolinat ku ne imazh është vetë turisti-ja protagonist së bashku me djemtë dhe vajzat që vishen traditën folklorike tashme ka marre rrugën e suksesit dhe reklamimit te Shqipërisë falas nëpërmjet fotove realizuar nga ky projekt pikërisht ne Tirane.

Rregullisht çdo ditë me dhjetëra turistë të huaj zgjedhin me dëshire të fotografon e të lenë gjurmët e tyre në Tiranë dhe stafi i Qendrës ASET me ne krye Rozeta Hysin dokumenton deri me statistika shume korrekte çdo foto dhe prejardhjen e grupeve turistike

Ndër koordinatorët e iniciativës, vendosmërisht inovative dhe të destinuara për të përfaqësuar një precedent të zhvillimit të sigurte te turizimit ne kryeqytet, nga Qendra ASET, dhe gazetari Artur Nura

 

Share: