Në dëgjesën që po mban kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj me aktorët e teatrit, ka marrë fjalën edhe aktori i mirenjohur Robert Ndrenika. Pikë së pari Ndrenika është shprehur se është kundër Partneritetit Publik Privat, duke u shprehur se ka vuajtur nga kjo.
“Kam vuajtur shumë gjatë kësaj kohe, kam qenë te zyra e kryetarit më ka paraqitur projektin, kam qenë optimist, por, kam vuajtur shumë nga cështja e partneritetit privat-publik, ka hile brenda, kam vuajtur shumë se e dhashë shtëpinë, dhe kam vuajtur 3 vjet gjyqeve, njërën hyrje, ma pushtuan hyrjen me bodigard.
Vajta të ministri i Brendshëm, shoku Petro Koci që s’ma vari fare, kupton, jam kundër partneritetit publik privat. Ndoshta projekti është i mirë, jam në mëdyshje për cështjen e skenës dhe e kam thënë, këtu ka dushe, e kështu ashtu, por skenën nuk e kemi parë, për këtë duhet të falsin regjisorët, arkitektët dhe aktorët”, u shpreh Ndrenika duke i sugjeruar Erion Velsie te konsideroje menyre te tjera per teatrin Kombetar