Deri tre vjet me pare 20-vjeçarja Anxhela Meçani jetonte ne periferi te Tiranes, ne Shqiperi. Me pas ajo u transferua në Itali sepse i dashuri i saj i kishte premtuar një punë si balerinë në lokalet e natës.
Një iluzion që nuk zgjati shumë për shkak se Anxhela përfundoi në trotuaret e disa qyteteve në Veri të Italisë. Jeta e saj u ndërpre brutalisht të dielën mbrëma në Torino, ku ajo kishte vetëm disa muaj që jetonte.
Sipas asaj që mjekët e spitalit Santa Croce në Moncalieri kanë konstatuar pasi moren trupin e saj, vajza u rrah brutalisht dhe pastaj, teksa ishte pa vetëdije, u hodh nga një makinë qe ishte ne ecje, përgjatë rrugës që çon në Stupinigi.
“Ata që e lanë trupin ne rruge, – shpjegojne burimet e policisë-, mendonin se vajza ishte tashmë e vdekur”. Por nuk ishte kështu. Një dëshmitar qe pa ngjarjen u perpoq ta shpetonte, thirri menjehere ambulancen dhe policinë.
Prostituta 20-vjeçare u dërgua në spital por përpjekjet e mjekeve për ta shpëtuar ate ishin te kota, Angjela vdiq pak pasi mberriti ne spital.
360grade.al