Home KRYESORE Vajza udhëton për 1000 km për të takuar një djalë, por vetëm...

Vajza udhëton për 1000 km për të takuar një djalë, por vetëm kur arrin atje kupton…

Ata u njohën në Barcelonë verën e kaluar, pas sulmit terrorist që vrau 13 njerëz. Ata kërkuan strehim në të njëjtin hotel dhe midis tmerrit dhe terrorit, Sophie Stevenson dhe Jesse Mateman, u njohën dhe ngushëlluan njëri-tjetrin, shkruan ShkodraNews. Dy të rinjtë u bënë menjëherë miq dhe ditët në vijim ata shkuan në plazh, kaluan shumë kohë së bashku.

Shpejt miqësia e tyre u bë diçka më shumë.

Kur ishte koha për t’u larguar, ata thanë se kishin rënë në dashuri me njëri-tjetrin.

Të paktën kjo është ajo që Sophie ka menduar.

Në fund të pushimeve, Sophie u kthye në Angli, ku jeton dhe James në shtëpinë e tij në Amsterdam.

Ata vazhduan të flisnin çdo ditë, James i premtoi asaj se do ta vizitonte në Angli, sepse po i mungonte dhe donte ta përqafonte përsëri.

Një ditë James, 21 vjeç, ndryshoi mendjen dhe donte që Sophie të bashkohej me të në Amsterdam.

Sophie ishte në qiellin e shtatë. Ajo kaloi shumë orë në udhëtim, por nuk kishte rëndësi, ajo do ta shihte përsëri dashurinë e saj. Gjithçka dukej e mrekullueshme … derisa arriti në Amsterdam.

Në aeroport ajo nuk mundi të kontaktojë James, ndjeu se diçka ishte e gabuar dhe kaloi pak kohë derisa e kuptoi se ai nuk do të shfaqej.

Vajza arriti vetëm në hotelin që kishte rezervuar dhe gjashtë orë pas uljes nga avioni, ajo mori një mesazh nga James!

Mesazhi në të vërtetë i theu zemrën.

Sophie ishte viktimë e një shakaje mizore.

Mesazhi që James i dërgoi ishte: “Ta hodha, derr” dhe e bllokoi atë në të gjitha rrjetet shoqërore, shkruan ShkodraNews. Kjo është një shaka e tmerrshme shumë e popullarizuar në mesin e të rinjve gjatë kësaj periudhe. Emri i saj është “tërhiq një derr”, që do të thotë “mashtro një derr”.

Shakaja e tmerrshme është projektuar nga një grup të rinjsh që zgjedhin një vajzë të konsideruar të shëmtuar dhe e joshin atë. Vajza do të mashtrohet dhe do të tallet, siç ndodhi me Sophie.

Vajza, e poshtëruar dhe e mashtruar, menjëherë bleu një biletë për të shkuar në shtëpi. Ajo pastaj vendosi të tregojë historinë e saj në Facebook për të paralajmëruar vajzat e tjera.

“Ata djem mendojnë se kjo është një shaka argëtuese, por për një grua është e frikshme, e tmerrshme. Nuk është vetëm një çështje e një takimi të humbur, por është konfuzioni, tronditja. Kam pasur një sulm paniku”,- tha Sophie.

James, kur historia është përhapur, për të mbrojtur veten e tij ka deklaruar se Sophie ka shpikur çdo gjë, pasi ai nuk kishte pasur marrëdhënie intime me të.

James pretendon të jetë viktima e vërtetë e kësaj situate, sepse pas publikimit të historisë nga Sophie, ai mori mesazhe urrejtjeje dhe kërcënimesh.

Nuk është e denjë që një grua të trajtohet në këtë mënyrë mizore dhe të nënçmuar.

Nëse ka një “derr” në këtë histori, sigurisht nuk është ajo!

360grade.al

Share: