Home KRYESORE VIDEO/ Fenomen i pazakontë në Shqipëri, tornado në grykëderdhjen e Vjosës

VIDEO/ Fenomen i pazakontë në Shqipëri, tornado në grykëderdhjen e Vjosës

Një tornado në përmasa të vogla është regjistruar pasditen e sotme grykëderdhjen e Vjosës pranë zonës së Pishporo në Fier.

Nga pamjet e regjistruara nëpërmjet celularëve shihet fenomeni i rrallë natyror për brigjet shqiptare. Ai u krijua rreth 2 kilometra larg nga bregu në det, por mund të shihej me sy të lirë dhe ka tërhequr vëmendjen e banorëve të zonës.

Pas disa minutash gjithçka është kthyer në normalitet. /tvklan.al

Share: