Florian Markut i kanë mjaftuar vetëm pak sekonda për të hedhur në tapet kundërshtarin serb Sladjan Dragisiç. Ashtu siç kishte paralajmëruar dhe në konferencën për shtyp, kikboksieri shqiptar dhuroi “show” në ring, duke e detyruar kundërshtarin serb të dorëzohet vetëm pas 90 sekondash.
Kështu, Marku mori edhe fitoren e 6-të në po kaq ndeshje në “MMA”, ndërsa vlen të theksohet se të gjitha takimet i ka fituar me “Knock Out”.
Sfida nisi mjaft emocionuese me Florian Markun që është futur në oktogon, mes ovacionesh teksa mbante në kokë qeleshen.
o.j/dita