VIDEO/ Terror në SHBA/ Dy persona hapin zjarr mbi turmën në një festival

    Një sulm me armë ka ndodhur gjatë festivalit të artit në Trenton, New Jersey, ku raportohet për 20 persona të plagosur. Po kështu mësohet se personi që ka hapur zjarr, është qëlluar për vdekje.

    Dy të dyshuar kanë nisur të qëllojnë me armë rreth orës 3 të mëngjesit me orën lokale në festivalin “Art gjithë natën”, sipas Angelo Onofri, një prokuror i Mercer County. Një nga të dyshuarit, një 33-vjeçar, u vra, tha Onofri.

    Mes të plagosurve, 16 u trajtuan për plagë me armë zjarri, tha Onofri. Gjashtëmbëdhjetë nga 20 të plagosurit u trajtuan për plagë me armë zjarri, tha ai.

    Rreth 1.000 njerëz morën pjesë në festival dhe të shtënat shkaktuan kaos e panik, thanë autoritetet.
    Angelo Nicolo tha për Filadelfia 6ABC TV se ai dhe vëllai i tij ishin në këtë ngjarje kur dëgjuan të bërtiturat. Ai tha se njerëzit filluan të vrapojnë në rrugë. “Pashë dy policë të mbanin një djalë që ishte qëlluar në këmbë,” tha Nicolo.


    360grade.al

    Share: