Një vajzë shqiptare 20 vjece u vra në mënyrë makabre. Mediat italiane shkruajnë se viktima quhet Anxhela Meçani dhe ishte punëtore seksi në Torino të Italisë.
Median italiane shkruajnë gjithashtu se ajo është dhunuar në makinë dhe më pas është hedhur në rrugë, kur makina ka qenë në ecje.
Kanë qenë dëshmitaret në vendngjarje që kanë lajmëruar policinë, për ngjajren e rëndë. Mjekët kanë konstatuar se ajo ka marrë plagë të rënda nga hedhja që i është bërë në rrugë, por dhe nga të rrahurat që ka pësuar në makinë.
Ajo ka vdekur e vetme në shtatin e spitalit, pasi askush nuk kishte shkruar për tu kujdesur për të. Nuk ka ende asnjë person të ndaluar për krimin e rëndë.
Dy janë pistat e hetimit: Ose u elimenua nga organizata mafioze ose ka hasur në klientin e gabuar./Opinion.al