Home KRYESORE Vrau 19 vjeçaren/ Xhaferr Mata ishte ndarë nga bashkëshortja për lidhjen me...

Vrau 19 vjeçaren/ Xhaferr Mata ishte ndarë nga bashkëshortja për lidhjen me viktimën

Xhafer Meta, autori i krimit të dyfishtë që tronditi sot Tiranën ka qenë i divorcuar për shkak të lidhjes jashtëmartesore që kishte nisur me të renë.

Gazetarja e News24 ka bërë me dije se sipas asaj që i kanë treguar fqinjët, marrëdhënia mes Xhuljetës dhe Xhaferit ka ekzistuar që prej kohës që ai ka qenë i martuar dhe ai është divorcuar me bashkëshorten me të cilën ka edhe një fëmijë 1 vjec pikërisht për shkak të 19-vjecares.

Por lidhja e tyre nuk ka zgjatur më shumë se 6 muaj dhe e reja kishte kërkuar ndarjen. E këtë situatë i riu nuk e ka pranuar sot.

Xhuljeta Cuni thanë fqinjët punonte në një market pranë zonës ku ndodhi ngjarja, ku edhe është njohur me të riun nga Kukësi.

Mësohet se djalin 1 vjeçar e kishte në kujdestari i riu, i cili sot e kishte lënë të fqinjët dhe u kishte kërkuar ta mbanin disa orë pasi atij i duhet të largohej se kishte një punë./Lapsi.al

Share: