Home KRYESORE AKU bllokon 10 ton miell, nuk kishin skadencë dhe etiketë

AKU bllokon 10 ton miell, nuk kishin skadencë dhe etiketë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka konstatuar dhe bllokuar një ngarkesë prej 10 ton miell gruri për shkak se kishte parregullsi në dokumentacion.

Të dhënat sipas dokumentave shoqërues nuk korrespondonin me të dhënat në etiketë e kundraetiketë të produktit.

Trupat inspektuese e DRAKU Korçë gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën Doganore Kapshticë konstatuan se një subjekt, i cili pretendonte të fuste në Shqipëri produktin “ miell gruri” kishte parregullsi në vërtetësinë e dokumentacionit që shoqëronte ngarkesën, konkretisht, raporti i analizës.

Nga kontrolli fizik i produktit “miell gruri” rezultoi se ky produkt nuk kishte nr.loti, datë prodhimi dhe datë skadimi të stampuar në thasët prej letre 25kg, por vetëm një kundraetiketë të ngjitur në gjuhën greke, pa përkthim në gjuhën shqipe.

Menjëherë nga AutoritetiKombëtar i Ushqimitu bë bllokimi i ngarkesës me sasi 10 ton duke u bazuar ne legjislacionin në fuqi; gjithashtu do të ndiqen procedurat doganore për kthimin në origjinë.

AKU thekson se do të jetë gjithmonë në mbështetje të konsumatorit me qëllim garantimin e Sigurisë Ushqimore. Gjithashtu inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranëAutoritetitKombëtartëUshqimitnë [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët./Opinion.al

Share: