Home KRYESORE Denoncimi i Berishës: “Policia liroi me urdhër të Taulant Ballës, trafikantin Fatos...

Denoncimi i Berishës: “Policia liroi me urdhër të Taulant Ballës, trafikantin Fatos Gjura”

Ish-kryeministri Berisha nëpërmjet një statusi në profilin e tij në facebook, ka denoncuar faktin që sipas tij Policia e Durrësit ka liruar shtetasin Fatos Gjura i kapur me një sasi të madhe paundësh, që sipas Berishës është ortak me Taulant Ballën.

Statusi i plotë i Sali Berishes:

Klamoroze!

Policia liron narkotrafikantin, famozin Fatos Gjura me valixhe me paund me urdher te Taulant Gjures/Yaris/Hoxha/Jashari!

Antidroga dixhital informon:

Policia e Durresit arrestoi

Fatos Gjuren dhe kunaten e tij sepse i gjeti me sasi te medha paundesh.

Fatos Gjura eshte person ne kerkim si kryetrafikanti i heroines nga Librazhdi.

Fatos Gjura kalonte me makinen e Taulant Balles me imunitet parlamentar dhe pasapoporte diplomatike kufirin e Maqedonise me Shqiperine, gje te cilen e kam denoncuar ne parlament disa vite me radhe! sb

“Doktor pershendetje !

Nga burime nga porti para tre ditesh policia e Durresit ka arrestuar Fatos Gjuren dhe nje grua te rrethit te tij familjar ( Etleva e quajne, me duket nusja e vellait ) gjate kontrollit jane gjetur sasi te medha “Paund” sidomos ne bagazhin e kunates por policia nuk e ka bere publike sepse ka ndikuar ortaku i tij Taulant Balla. Kjo eshte policia stimuluese dhe pjestare ne krim.

Kofidenciale ..”

Share: