Java e parë e gushtit do të dominohet nga temperatura të larta në të gjithë territorin shqiptar. Sipas Meteoalb, vlerat maksimale të temperaturave do të mbërrijnë në mesditë deri në 36°C, ndërkohë që në disa zona specifike, pritet që temperaturat të ngjiten në 39°C (Shkodra, Berati dhe rrethinat e tyre).
Përsa i përket tablosë së shirave, parashikohet që 10-ditëshi i parë të jetë kryesisht i thatë, shirat më të pranishëm në formën e stuhive të izoluara në zonat malore ndërsa në datat 2 – 3 Gusht rrebeshe afatshkurtra rrezikojnë zonat Qendrore dhe Jugore.